Partia opozitare greke Demokracia e Re pyet pse Qeveria greke nuk doli me koment për përdorimin e frazës “kryeministri maqedonas” nga Merkeli gjatë takimit të djeshëm me Zoran Zaevin.
“Në mes të negociatave për të cilat plotësisht është përgjegjëse qeveria, nuk është aspak e dobishme, kancelarja gjermane të mos e përdorë emrin e përkohshëm të vendit fqinj në KB, siç është regjistruar në të gjitha dokumentet zyrtare të BE-së, dhe ta quajë z. Zaevin, kryeministër maqedonas”. Sinqerisht pyetemi pse Qeveria ende nuk e ka komentuar këtë fakt”, thotë zëdhënësja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki.
Në brifingun e djeshëm me gazetarët, Spirani, parashtroi pyetje deri te Qeveria edhe për deklaratën e mbrëmshme të partnerit të koalicionit, Panos Kamenos, i cili tha se nuk pajtohet me këtë si Qeveria menaxhon me çështjen lidhur me emrin dhe do të bëjë gjithçka “që mot të jepet emri i Maqedonisë”