Nënkryetai i LSDM-së Muhamed Zekiri – Muki në seancën e sotshme të kuvendit ka kërkuar nga Ministria e punëve të brendshme dhe nga Prokuroria që të veprojnë kundrejt kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi, pas publikimit të një fotografie në të cilën kreu i BFI-së shihet me armë në dorë, shkruan Fakte . Muki njëherit ka kërkuar edhe reagim të institucioneve hetuese ndaj priftot Agatangell për fjalorin e tij të urrejtjes.
Në pyetjen e tij është përgjithur zv.ministri policisë Agim Nuhiu, i cili ka thënë se MPB pas analizave të saj do të veprojë në bazë të ligjit./