Levizja Besa kërkon nga prokurori aktual, Jovevski, që të mos ndjekë rrugën e parardhësit të tij por të veprojë për zbardhjen e rasteve të montuara, mes të cilave theks të veçantë në rastim “Alfa” ,i cili është riaktualizuar në opinion së fundmi me publikimin e video incizimit të kamerave në oborrin e fakultetit të shkencave Matematiko-natyrore.
Rexhep Memedi, deputet i Lëvizjes Besa, tha se në burg rrijnë të pafajshëm të cilët janë gjykuar pa pasur fakte dhe mbi dëshmit të rreme.
I pyetur nëse Lëvizja BESA është e gatshme të marrë këtë video dhe ta dërgojë për ekspertizë jashtë vendit, Memedi tha se tashmë avokatët e lëndës kanë kërkuar rigjykim të rastit dhe se në rast se nuk veprojnë organet e drejtësisë, Prokuroria dhe gjyjata, do të veprojnë avokatët dhe familjarët e të akuzuarve.
Në lidhje me rastet e montuara, deputeti Memedi kerkoi sqarim edhe nga ministri i brendshmë dhe i drejtësisë, se a kanë filluar të veprojnë për zbardhjen e rastin “Alfa”, në mënyrë që të zbulohen autorët e vërtetë.
Në këtë pyetje u përgjigj zv/ministri i brendshwm Agim Nuhiu, i cili tha se po bashkëpunohet me gjykatën dhe prokurorinë.
Evi Shkopi
Almakos
E.SH. Almakos