Prej sot në mëngjes janë hequr ndalesat për automjete të rënda transportuese në qafat malore Strazhë dhe Mavrovë të cilat u vendosën për shkak reshjeve intensive të borës.
Në qafën malore Strazhë komunikacioni është normalizuar prej orës 07:15, ndërsa në qafën malore Mavrovë prej orës 07:50.
Në rrugët tjera në vend komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa./Gazeta Express/