Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë, Valmir Aziri i ftuar në emisionin ClickPlus të televizionit 21, theksoi se ne si Ministri distancohemi nga çdo kush që ka tentuar të keqpërdorë mjetet e Ministrisë së Kulturës.
Aziri apelon tek të gjithë ata që kanë informata për tendeca korruptive ndaj buxhetit të Ministrisë së Kulturës, të dalin në mënyrë publike dhe të denoncojnë rastet.