Sot në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahen seancat për lëndët e PSP-së, ”Tenderët” dhe ”Transportuesi”.
Në lëndën ”Tenderët”, e akuzuara e parë është ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, për dhënie të tenderit në mënyrë të paligjëshme, për aktivitetet ndërtimore shtesë të Muzeut të VMRO-së.
Përgjimet janë pranuar si dëshmi në procedurën gjyqësore për këtë lëndë.
Në lëndën ”Transportuesi” ish kryetari i komunës së Manastirit Vlladimir Taleski, dhe 20 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të 360 mijë eurove për transportin e nxënësve në komunën e Manastirit.
Almakos