Avokati i ish ministrit të brendshëm Mitko Çavkov, Sasho Dukovski sot ka kritikuar Gjykatën e Apelit, e cila ka shkelur të gjitha afatet për shqyrtimin e ankesës lidhur me heqjen e paraburgimit për klientin e tij. Dukovski tha se kanë kaluar 480 orë, jo 48 sa është paraparë me ligj për të shqyrtuar kërkesën e tij duke kërkuar zëvendësimin e paraburgimit me masa më të buta për shkak të shëndetit të rënduar.
“Pyes si do ta perserit veprën Çavkovi si pensionist, kur ngarkohet për një vepër që e ka kryer kur ka qenë drejtor i byros për sigurim publik”, tha mbrojtja e Çavkovit.
Përkundër argumentimit të mbrojtjes, Prokuroia nuk ndërroi mendje, këmbëngulë që Çavkov të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Prokurorja Sonja Simovska tha se ai nuk ka penguar hetimet para arrestimit sepse nuk ka qenë në dijeni se do të paditet.
Ndersa Mitko Çavkovi duke iu drejtuar Këshillit gjyqësor tha se 30 vite ka punuar në polici, 5 vitet e fundit në pozita të larta strategjike.
“Trazirat në Kuvend u ndërprenë nën komandën time. A është e mundur që i akuzuari për terrorizëm të mos i gjendet bombë apo pushkë? Nuk e kam ndërmend ta braktisi vendin, sepse kam familje te mrekullueshme. Nga arsye morale, edhe zemra të më punonte vetëm 1 përqind do te mbesë këtu për ta luftuar padrejtësinë.”, tha Çavkovi.
Ne gjykatën e Apelit heqjen e masës së paraburgimit kërkon edhe Jane Çento, stërnipi i kryetarit të parë të Prezidiumit të “ASNOM” –it, Metodia Andonov Çento.
Almakos