Pas debateve tashmë disa ditore për parregullsi në ndarjen e fondeve për shoqata dhe artistë, nga Ministria e Kulturës për TV21 sot foli këshilltari Petrit Saraçini. Sipas tij, asnjë denar nga Ministria e Kulturës nuk i është paguar askujt. Për projektet e aprovuara ose të refuzuara po përgatiten vendimet për të cilat aplikuesit kanë afat prej 15 ditësh për t’u ankuar, tha Saraçini, duke shtuar se pas kësaj procedure, projektet fituese do të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë e Kulturës, e cila fillimisht do t’u ndajë fituesve 1 të 3-tën e fondeve ndërsa 70% do t’u jepet pas dorëzimit të raportit për punën e bërë nga ana e shoqatës fituese. Sipas këshilltarit të Ministrisë së Kulturës, të gjitha hamendjet për keqpërdorime do të qartësohen në vijim, madje kjo do të bëhet edhe me ndihmën e Komisionit për Antikorrupsion, tha Saraçini. “Ministria për të gjitha rastet kur kemi indicie, apo opinion na ka dhënë indicie se diçka nuk është në rregull, lidhur me nepotizmin, korrupsionin, klientelizmin e dukuri të tilla, ne do të kërkojmë vlerësim zyrtar prej komisionit për parandalimin e korrupsionit. Ai është trupi valid në këtë shtet i cili mund të përcaktojë në mënyrë ligjore, vallë ka pasur apo nuk ka pasur konflikt interesash”, tha Petrit Saraçini, Këshilltar në Ministrinë e Kulturës.
Data 18.07.2025
Aktuale
- Takimi Kurti–Limaj: Shpresat për një Kuvend funksional rriten në prag të konstituimit
- Mbretëresha e Algoritmeve: Ai-Da krijon portretin e Mbretit Charles
- Bastisje në Kërçovë, privohen nga liria dy persona pasi posedonin lëndë narkotike
- LSDM publikon emrat e kandidatëve për 16 komuna në zgjedhjet lokale të tetorit
- Tentoi të hapë derën e avionit gjatë fluturimit pas një sherri me stjuardesen, ja kush është 23-vjeçari shqiptar që alarmoi pasagjerët (Emri+Foto)
- “Arsimi i lartë ka qenë një dramë!”- Prof. Dr. Et’hem Ruka: Universiteti Luarasi ishte ekselent që në fillim, po e mban me dinjitet vlerësimin
- Bashkëpunimi mes Universitetit “Luarasi” dhe “London School of Economics”, Prof. Dr. Et’hem Ruka: Sukses për Shqipërinë! Të rinjtë marrin diplomë elitare
- LSDM bën të ditur edhe disa emra të kandidatëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale