Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Naser Selmani me revoltë të theksuar ka komentuar vendimin e gjykatës për dënim të gazetares Ivona Talevska me dy vite burg me kusht edhe pse e pranoi fajin për fshehje të tatimit. Sipas Selmanit, ky vendim është i padrejtë përballë dënimit që iu shqiptua para ca viteve gazetarit Tomisllav Kezharovski, shkruan Gazeta Lajm.
“Për Tomsllav Kezharovskin katër vite e gjysëm burg për gjoja zbulim të dëhsmitarit të mbrojtur, dënim me kusht prej dy voteve për Ivona Talevskën për fshehje tatimi. Athua kjo ëhstë drejtësia?! Athua kështu pushteti i ri i paramendon reformat në gjyqësor?
Hallall ju qoftë revolucionerë!”, ka komentuar Selmani.