Eksperti francez, Fransoa Lafod, sot i është bashkëngjitur ekipit të Sekratariatit për Çështje Evropiane, pas nënshkrimit të marrëveshjes midis zëvendë kryeministrit Bujar Osmani dhe ambasadorit francez, Kristijan Timonier.
Osmani ka falenderuar Francën për mbështetjen e Maqedonisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Franca është njëra ndër faktorët kyç politik në kuadër të Bashkimit Evropian dhe roli i saj në procesin e zgjerimit ka rëndësi fundamentale për suksesin e procesit”, theksoi Osmani në takim.
Ambasadori Timonier ka njoftuar Osmanin me Strategjinë e re të Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, duke e cilësuar si një ndër iniciativat më të rëndësishme të Bashkimit Evropian për rajonin.
Arbnora Memeti
Almakos