Dukshmëri të zvogëluar për shkak të dukurisë së mjegullës prej 50 deri 60 metra ka në drejtimin rrugor fshati Gajre – Kodër e Diellit dhe prej 80 deri 100 metra në grykën malore Pletvar, informon Lidhja AutoMoto e Maqedonisë.
Në disa drejtime të caktuara rrugore, të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve të imëta.