Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa 11 persona kanë marrë lëndime të lehta në 11 nga gjithsejt 24 fatkeqësi komuniakcioni të regjistruara gjatë fundjavës së shkuar në rajonin e SPB Shkup. Katërmbëdhjetë fatkeqësi janë me dëme të evidentuara materiale. Policia rrugore sanksionoi pjesëmarrës në komunikacion në baza të ndryshme, prej të cilëve 81 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ndërsa ka përjashtuar nga komunikacioni 53 prej të cilëve 13 kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 34 para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit të motorizuar dhe gjashtë vozitës filelstarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar 26 automjete, tre teknikisht të parregullta, ndërsa 23 të parfegjistruara. Janë shqiptuar 190 masa për parkim të parregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit të specializuar janë ngritur 153 automjete. Janë sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë, gjashtë vozitës për kalim të udhëkryqit në dritë të kuqe, pesë për mosdhënie të përparësisë kalimtarëve, si dhe nga një për radhitje të parregullt dhe tejkalim.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Mesut Bajrami: A i kanë lënë Shqiptarët e Kumanovës “jetimë”?
- Mexhiti nga hapja e shtabit në Dizhon 2: VLEN do të vendosë vulën e suksesit në Çair, është koha për ndryshim të vërtetë
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë lidhur me paqen, atëherë është koha që timonin e KB-së t’ia besojmë gruas
- Oficeri i FSK-së, Çlirim Gërguri diplomon me sukses në ShBA
- Ndryshimet në Kodin Penal/ Reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Mund të ndikojnë negativisht në lirinë e medias dhe në sistemin e drejtësisë penale
- Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar si organizator i skemave piramidale online në zonën e Divjakës, qindra qytetarë ranë pre e mashtrimit
- Aksident në aksin Fier–Patos/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamion të parkuar, dy të lënduar (PAMJET)
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë për paqen, atëherë është koha t’ia besojmë drejtimin e OKB-së një gruaje