Një blerës anonim, që në orët e hershme të mëngjesit ka grumbulluar (blerë) të gjitha numrat e sotëm të gazetës KOHA, pas shkrimit në ballinë me titull “ART TETOVË, shoqata fantazmë që merr mbi 2.4 milionë”, shkrim në të cilin bëhet fjalë për Shoqatën e Artistëve Shqiptarë – Art Tetovë, ndërsa ka fituar tre projekte me shifra të mëdha financiare nga Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës. Bëhet fjalë për shoqatën Art Tetovë, me themelues personin Kujtim Saliu nga Kërçova, ndërsa me seli në një banesë në rrugën “180” në Tetovë, por që nuk ka ndonjë shënim apo diçka të ngjashme se në këtë banesë, zhvillohen aktivitete kulturore. Qytetarë të shumtë të Kërçovës, të habitur me mungesën e gazetës KOHA, kanë marrë përgjigje nga kiosqet e qytetit se një person, që herët në mëngjes ka grumbulluar gazetat, ndërsa nuk ka dhënë sqarime se për çfarë, mijëra gazeta të sotme të KOHËS i blen apo edhe se ku do t’i çojë! “Dikush ka porositur që skandali me qytetarin e Kërçovës që ka marrë 2.4 milionë denarë për tre projekte dhe me shoqatë famoze, të mos përhapet edhe në Kërçovë. Megjithatë, e dimë se kush qëndron mbrapa këtij skandali…”, thonë disa qytetarë të Kërçovës./Gazeta KOHA/
Data 24.02.2025
Aktuale
- Rikthim tek goli, Asani realizon në kampionat me Gwangju
- LD: LSDM dëshmon se nuk mund të funksionojë pa sulmuar mbi baza etnike
- Livia doli nga shtëpia, Mevlani “zhduk” të gjitha postimet me të dashurën!
- Fitoi zgjedhjet, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë: Jam i sigurt se deri për Pashkë do ta kemi formuar qeverinë
- Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani
- Zgjedhjet në Gjermani, Berisha: Fitorja e CDU/CSU, lajm i rëndësishëm për PD dhe Shqipërinë
- Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani: Evropa kërkon ndryshime
- Bujar Osmani me thirrje për banorët e Çairit: T’i thuhet mjaft padrejtësive, çdo banor ka rëndësi!