Gjykatat në Maqedoni ende nuk kanë dënuar asnjë nga kokat e politikanëve të ish-qeverisë që janë të dyshuar për malverzime dhe keqpërdorime të majme financiare deri në miliarda euro në dëm të qytetarëve dhe shteti. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarë të afërt me të, të cilët dyshohen për keqpërdorime të majme financiare nëpërmjet rasteve të ndryshme.
Proceset gjyqësore të ngritur ndaj tyre vazhdojnë të zvarriten, edhe pse Prokuroria Speciale kërkon mbylljen e shpejt të rasteve dhe shqiptimin e dënimeve të para. Por realiteti është i hidhur. Familja rome Sejfula në Kumanovë kohë më parë kishte theksuar se është shokuar nga vendimi i gjykatës ndaj djalit të tyre 21 vjeçar që u dënua me 13 vjet burg, për vjedhjen
e 100 eurove. I dënuari është Birsan Sejfulla, i cili akuzohet se në grup ka sulmuar tre emigrantë ilegal afgan në periferi të Kumanovës, duke i grabitur 100 euro. Edhe vëllai i Birsanit ka përfunduar me dënim, por
në arrest shtëpiak, ndërsa dy sulmuesit e tjerë janë në arrati. Babai i të dënuarit ka theksuar se djali i tij do të vuaj burgun prej 13 viteve, sikur të kishte vrarë dikë.
“Ky vendim është turp për gjyqësinë. Kjo është e shpifur. Për shkak të këtij dënimi të lartë, shoqatat e komunitetit rom kanë paralajmëruar protesta masive në rast se nuk do të bëhet korrigjimi i tij. (INA)