Prioritete kyçe të Qeverisë janë avancimi i standardit jetësor dhe afrimi i shtetit në Bashkimin Evropian, theksoi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski në konferencën ndërkombëtare për politikë monetare dhe menaxhim me mjete financiare në organizim të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM).
“Këtë do ta arrijmë përmes politikës financiare të disiplinuar dhe transparente, hapjes së vendeve të reja produktive të punës, reformave në gjyqësi dhe qeverisjes të së drejtës, avancimit të drejtësisë sociale, mbështetjes për investuesit e huaj dhe vendor, investimit në infrastrukturë dhe shërbimet publike, si dhe intensifikimit të proceseve të lidhura me integrimet euro-atlantike”, theksoi Tevdovski.
Siç njoftoi Ministria e Financave, Tevdovski theksoi se nga fundi i vitit 2017 të dhënat në dispozicion theksojnë për rimëkëmbje të ekonomisë nga pasojat nga kriza politike-trend i cili, siç tha, pritet që të vazhdojë edhe sivjet me rritje prej 3,2 për qind dhe intensifikim të mëtejmë të rritjes në afat të mesëm.
Sipas tij, eksporti, rritja e investimeve nga sektori publik dhe privat, si dhe konsumi privat do të jenë nxitës të rritjes së bruto prodhimit vendor.
Tevdovski potencoi se krahas integrimeve në BE dhe NATO, me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillim të ekonomisë është edhe lidhja rajonale. Për këtë arsye punohet në më shumë projekte nga sfera e përmirësimit të lidhjeve infrastrukturore, lehtësimit të tregtisë, bashkëpunimit rreth rregullativës, si dhe paraqitjes së përbashkët të vendeve të rajonit në tregje të treta.
Në konferencë krahas ministrit të Financave Tevdovski, morën pjesë edhe ministri i Financave i Bullgarisë Vlladisllav Goranov, zëvendës-guvernatori i Bankës Evropiane Qendrore Karllo Montiçeli, drejtoresha e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim për Evropën Juglindore Sharlot Rue, drejtoresha për analiza strategjike për Evropën Juglindore në Bankës Investuese Evropiane, Debora Revoltela.