Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut kërkon nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ta shqyrtojë rastin me, siç theksojnë ata, maltretimin seksual të të miturës nën përkujdesje nga Institucioni publik për kujdes të fëmijëve me probleme edukativo-sociale “25 Maji”, transmeton Medial.mk.
“Nga raporti i Qendrës evropiane për të drejtat e romëve del se vajza nën përkujdesje bashkë me fëmijë të tjerë nga shtëpia janë dërguar në kamp veror për fëmijë, ku një burrë i panjohur e ka maltretuar seksualisht vajzën nën përkujdesje. Kur është kthyer në shtëpi, vajza e ka paraqitur maltretimin tek kujdestarët e shtëpisë, por ankesat nuk janë marrë si relevante dhe vajza është akuzuar se gënjen. Më vonë vajza është dërguar në Qendrën për përkujdesje “Ranka Millanoviq”, ku ka kuptuar se është shtatzënë si rezultat i maltretimit”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Helsinkit.
Nga atje thonë se duhet të hetohen thëniet e Qendrës evropiane për të drejtat e romëve, se në rast janë të involvuar edhe të punësuar të qendrës, por edhe se ata nuk kanë vepruar në mënyrë adekuate me rastin.
“Për këtë qëllim, Komiteti i Helsinkit do t’i drejtohet me shkrim Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe nëse deri më tani atë nuk e ka bërë, urgjentisht të sjellë procedurë përmes së cilës do të mbikëqyrë qendrën “25 Maji” për rastin konkret dhe do të vërtetojë se cilat janë shkaqet që edhe për shkak të njohurive për maltretim seksual të vajzës nën përkujdesje, të punësuarit e qendrës nuk kanë ndërmarrë asgjë. Do të kërkojmë Ministria të hulumtojë se pse ankesat e vajzës nuk janë marrë parasysh nga të punësuarit e qendrës dhe vallë a është hulumtuar se mundësitë janë të vërteta dhe në bazë të të cilave rrethana është vendosur se bëhet fjalë për akuza të rreme?. Më tej do të kërkojmë Ministria të hulumtojë pse për rastin në fjalë nuk është lajmëruar Ministria e Punëve të Brendshme si do të mund të hulumtojë vërtetësinë e akuzave të vajzës si dhe si eventualisht do të ngritet procedurë për ndjekje të kryesve, ndërmjetësuesit dhe ata që e kanë ditur, dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë dhe ngjarjen e kanë mbajtur të fshehtë”, thuhet në deklaratë.
Nga atje rekomandojnë se në këtë rast bëhet fjalë për vepër penale tregti me fëmijë. Gjithashtu, thonë nga Komiteti i Helsinkit, është alarmant lajmi se, përveç lëndës së rastit, ekzistojnë njohuri edhe për dy raste të ngjashme për vajza adoleshente, të cilat gjithashtu janë në përkujdesje të qendrës “25 Maji”.
Në rastin e vajzës 13 vjeçare, e përkujdesur në institucionin publik për fëmijë me probleme sociale “25 Maji” për çka mediat publikuan se ishte dhunuar dhe ka mbetur shtatzënë, nga MTSP thonë se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për eksploatim seksual nga njerëz të jashtëm ose tregti me njerëz.