Në komunën e Tetovës u organizua mbledhje komemorative kushtuar personalitetit politik te Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi, njofton TetovaSot.
Fjalë rasti në mbledhjen komemorative pati edhe lideri i BDi-së, Ali Ahmeti i cili tha se Abdilaqim Ademi
“Sot u ndamë nga i pandalshmi Abdilaqim Ademi. Sot pushoi i papushueshmi, në pushim të përhershëm. Abdilaqim Ademi flitet për të, flet 17 vjet puna e tij dhe veprimtaria e tij që në këtë kala është edhe dora e tij. Abdilaqim Ademi nuk i përtoi nuk i largoi punës, para tre muajsh mori detyrën që ia deshi zemra atij, ngritjen e qendrës për studime dhe hulumtime i cili ishte edhe drejtori i saj. Me bashkëpunim dhe bashkëdrejtim me nënkryetarin e partisë Izet Mexhitin, filluan ndërtimin dhe ngritjen e kësaj qendra që e deshti aq fortë”, theksoi Ali Ahmeti, njofton TetovaSot.
Ali Ahmeti në fjalimin e tij në mbledhjen komemorative tha se para se me ndodh ky pikëllim që nuk e prisnim, Abdilaqim Ademi më tha se si do ia vendojmë emrin Qendrës për studime dhe hulumtime, i them do ta mendojë, i ka thënë edhe Izetit se do t’ia vendojmë, edhe Bujarit, jo që neve na shkonte mendja asnjëherë se nuk do ta kemi bashkëveprimtarin dhe bashkëdrejtuesin afër nesh, po ja që ka momente që ne nuk vendosim.
“Erdhi momenti që kjo Qendër asnjë emër mos të ketë, por të ketë emrin e themeluesit të vet Abdilaqim Ademit, andaj nga sot Qendra Analitike do të quhet Abdilaim Ademi”, theksoi Ahmeti, njofton TetovaSot.