Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë se Kosovës, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari ka realizuar vizitë zyrtare në Prishtinë, ku është takuar me kryetarin e kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti./lajmpress.com/
“Në Prishtinë, Republika e Kosovës
16.02.2018
#10vjetPavarësi”, ka shkruar Taravari në facebook, duke publikuar fotografi nga takimi.
Në rrjetet sociale kanë pasuar komente ku mes tjerash thuhet se bëhet fjalë për takim të dy komunave shqiptare “që nuk kontrollohen nga LPK-ja”. LPK është bë sinonim negativ në Kosovë dhe Maqedoni për shkak se ish përfaqësues të saj të lartë dyshohen dhe akuzohen se kanë bë malverzime të shumta, gjithmonë duke keqpërdorur emrin e UÇK-së dhe gjakun e dëshmorëve, për pasurim personal dhe për shitje të interesave kombëtare.