Partia opozitare VMRO-DPMNE sot kanë akuzuar partinë në pushtet Lidhja socialdemokrate se gjatë tetë muajve qeverisje nuk kanë hapur asnjë vend pune, dhe nuk kanë bërë asnjë investim, ndërsa në anën tjetër e kanë shtyrë vendin në borxhe. Opozita pohon se pushteti bënë ndryshime ligjore, të cilat i sjellin pëfitime kompanive të nënkryetarit të qeverisë, Koço Angjushev.
“Qytetarët e kanë të qartë se LSDM nuk ka asnjë plan, por bënë vtëm ndryshime ligjore, prej të cilave përfitojnë vetëm katër ose 5 kompani, në mesin e të cilave dhe kompanitë e Koço Angjushevit”, thuhet në reagmin e partisë.
Sipas opozitës, pushteti merr meritat për sjelljen e investimeve të reja, të cilat janë dakorduar nga qeveria e vjetër.
“Faktet tregojnë se kompania “Kostal” tashmë është një kapacitet ekzistues që vepron dhe eksporton nga fabrikat e saj në Ohër. Kompanitë “Murat Viking System”, “Chagatai” dhe “VIK” vendimet për investim i kanë sjellur në kohën e VMRO-DPMNE-së. Kjo do të thotë se katër nga kompanitë që i publikuan se do të investojnë ose tashmë janë të pranishëm në Maqedoni ose kanë pritur muaj me radhë që qeveria e Zaev dhe Angushev të japin pëlqimin e tyre”, thuhet në deklaratën e opozitës.
Opozita thekson se politikat ekonomike e LSDM-së varfërojnë popullin, çmimet rriten, pagat dhe pensionet stagnojnë, kurse funksionarët e saj pasurohen.
Arbnora Memeti
Almakos