Në orën 15 në objektin e komunës së Tetovës do të mbahet Mbledhja komemorative në nder të funksionarit të lartë të BDI-së Abdilaqim Ademi.
Telegrame ngushëllimi për vdekjen e tij dërgoi edhe ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministri të cilën ai e drejtoi nga viti 2014 deri në vitin 2016.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh keqardhje të sinqertë dhe dërgon ngushëllime të thella deri te familja dhe miqtë e ish-ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme. Abdilaqim Ademi, ishte në krye të MASH-in nga viti 2014 deri në vitin 2016, i cili u shënua me shumë ndryshime dhe nisma në kuadër të sistemit arsimor të Republikës së Maqedonisë. Le të prehet në paqe”, shkruhet në telegramin e MASH-it.
Sot pas mesnate në spitalin “Sistina” në Shkup ndërroi jetë Abdilaqim Ademi funksionar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë viteve të fundit.
Familja Ademi njofton se ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 16 shkurt (e premte), me namazin e drekës në varrezat e fshatit Shemshovë.
Abdylaqim Ademi la pas vetes, bashkëshorten dhe djalin e tij./Medial.mk