Kryetari bullgar Rumen Radev me ftesë të kryetarit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, do të qëndroj në vizitë dy ditore në Maqedonisë.
Në kuadër të delegacionit bullgar janë dhe dy prijës fetar duke pasur parasysh kërkesën e Kishës ortodokse e Maqedonisë-Arkipeshkia e Ohrid të jetë nën jurisdikcionin e Kishës ortodokse bullgare derisa pranohet nga Patrikana e Stambollit.
Radev do të pritet me të gjitha nderimet ushtarake nga kryetari Ivanov, ndërsa më vonë do të kenë paraqitje të përbashkët mara mediave.
Radev në Shkup do takojë edhe krerë të tjerë shtetëror të Maqedonisë dhe përfaqësues të Odave ekonomike.
Arbnora Memeti
Almakos.com