Kryetari i Keshilit gjyqësor Zoran Karaxhovski sot ka deklaruar se para Këshillit janë parashtruar 217 parashtresa të qytetarëve për punën e gjykatëseve dhe kryetarëve të gjykatave, por vetëm pesë parashtresa janë për shkarkimin e gjykatësve.
Karaxhovski thotë se Komisioini i përberë nga tre anëtarë do të shqyrtojë parashtresat e qytetarëve dhe do të përgatit raport në një nga seancat e ardhshme të Këshillit. Ai nuk saktësoi se kur do të jetë gati raporti duke theksuar se ligj parasheh mekanizma për mos zhagitjen e vendimeve.
Karaxhovski nuk zbuloi emrat e gjykatësve për të cilët është kërkuar shkarkimi nga detyra.
Në fillim të seancës anëtari i Këshillit gjyqësor, Vllado Bogdanovski, kërkoi që këshilli të debatoje për informimin e disa mediave. Pas reagimit të gazetarëve se kjo paraqet tentim për të përjashtuar publikun, Karaxhovski u përgjigj se s’do të lejojë që Këshilli të ndërhyjë në politikën redaktuese të mediave.
Almakos