Shitja produkteve bujqësore nëpër trotuare afër tregut të “Bit Pazar-it” përveç se pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe rrezikon pastërtinë publike duke lënë pas vetes mbeturina, njofton Almakos.
Policia dhe Qyteti i Shkupit thonë se marrin masa për parandalimin e tregtarëve ilegal të pengojnë trafikun dhe të ndotin hapësirat publike
Policia njofton se deri tani kanë asistuar në dhjetë aksione të Drejtorisë për të hyrat publike dhe Inspektoratit të punës.
Ata shtojnë se marin masa të përditshme për ndëshkimin e personave që cënojnë sigurinë në komunikacionin rrugor dhe pastërtinë publike duke shitur produkte në rrugë.
Nga qyteti i Shkupit thonë se shëndeti dhe mbrojtja e mjedisit janë një ndër prioritetet për udhëheqësin e re të qytetit.
“Inspektorati komunal i qytetit punon në përputhje me programin vjetor dhe do të mbulojë të gjitha fushat ku duhet të mbrohet rendi komunal dhe pastërtia publike, përfshirë zonën e treguar të Bit Pazar. Prioritet për pastrim janë ata vende nëpër të cilët është shkelur rëndë rendin për pastërti publike”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Kundër shitësve të cilët uzurpojnë pronën publike dhe pengojnë lëvizjen e lirë kanë reaguar edhe qytetarë, të cilët kërkojnë veprimin e organeve kompetente.
Mevludin Imeri
Almakos.com