Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se në procesin e bisedimeve për çështjen e emrit në mes ministrit për punë të jashtme Nikolla Dimitrov dhe homologut të tij grek Nikos Koxias në Vijenë, shtatë pozicionet të cilat ishin pika referimi për bisedimet, tanimë tre janë tejkaluar. Zaev është optimist se çështjes së emrit në mes Greqisë dhe Maqedonisë po i afrohet zgjidhjes, njofton Almakos.
“Ndërmjetësuesi Nimic e udhëheq procesin, ai i di në thelb gjërat të cilat mund të kalojnë dhe cilat nuk mund të kalojnë tek njëra palë dhe tek pala tjetër . Mua më vjen mirë që janë zbërthyer në esencë të gjithë çështjet e hapura. Unë besoj se me politikën e Qeverisë së re shumë shpejt do të mund të zbërthehen edhe pozicionet e tjera”, deklaroi Zaev.
Zaev theksoi se Qeveria po pëpiqet të ndërtoj konsesuz të brendshëm, për gjetjen e zgjidhjes së emrit.
“Unë besoj se duhet të gjejmë zgjidhje për të mirën e qytetarëve të së dy vendeve. Shpresoj se çdo hap i ardhshëm do të na afrojë në pjesën e të gjithë atyre çështjeve të cilat janë të hapura, ndërsa plotësisht duhet të jenë urë bashkimi dhe gjetje e zgjidhjes përfundimtare të problemit me emrin që Republika e Greqisë e ka me emrin tonë kushtetues”, ka thënë Zaev.
Lidhur me emrin në bazë të përcaktim gjeografik, Zaev ka konfirmuar se një gjë e tillë është e pranueshme për palën Maqedonase, dhe se të gjitha emrat e tjerë deri tani që janë propozuar i hedhin poshtë. Zaev gjithashtu ka shtuar se zgjidhja eventuale e kësaj çështje do të konfirmohet me referendum.
Arbnora Memeti
Almakos.com