Qeveria sot ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin e Ndërmarrjes Publike për menaxhimin e pyjeve shtetërorë “Pyjet e Maqedonisë” – Shkup për fondet e përgjithshme të shpenzuara për zbatimin e “Ditës së Drurit – Mbjell të Ardhmen Tënde” që nga fillimi i veprimit deri në vitin 2016, përcjell FLAKA.
Sipas këtij informacioni, 17.8 milionë euro janë shpenzuar për realizimin e këtij aksioni, ndërsa vetëm 21 përqind e fidanëve të mbjella kanë mbijetuar. Një shtesë prej 31 milionë denarësh në këtë aksion u shpenzuan për mbjelljen e pallmave, dhe raporti thotë se asnjë pëllëm nuk ka mijetuar. FLAKA