VMRO-DPMNE opozitare akuzon organet gjyqësore se zbaton standard të dyfishta. Kjo parti thotë se gjykatat hoqën masën e paraburgimit për dy të pandehurit e rastit “Monstra” Afrim Ismailovic dhe Alil Demiri, të cilët janë në arrati, ndërsa vazhdon të mbajë në paraburgim deputetët e VMRO-DPMNE-së. Nga tabori I VMRO-së thonë se kjo është padrejtësi.
“Тë pandehurit për vrasjen e tmerrshme pranë liqenit të Smillkovës kanë besimin e plotë të gjykatës se të njëjtit do të shpëtojnë, nuk do e përsërisin veprën dhe nuk do të shtrojnë çfarëdo qoftë ndikimi. Standardet e dyfishta në gjyqet në Republikën e Maqedonisë janë të dukshme”, thonë nga VMRO duke shtuar se kjo është padrejtësi.
Kujtojmë, për vrasjen e pesëfishtë (të pesë maqedonasve) pranë Liqenit artificial të Smillkovës në prill të viti 2012, po rigjykohen Agim Ismailoviq, Haki Aziri dhe Sami Luta, të cilët Gjykata e shkallës së parë dhe Apelit i kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërsa rastin në rigjykim e ka dërguar Gjykata Supreme, e cila i ka shfuqizuar vendimet e gjykatave të niveleve më të ulta. Dy të akuzuar të tjerë për këtë vepër, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, ndodhen në arrati.
Mevludin Imeri
Almakos.com