Qeveria e koalicionit LSDM dhe BDI nuk po zbaton rekomandimet kryesore të eksperit evropian Rejnhard Pribe për reformat prioritare, të cilat janë kusht që Maqedonia të merr rekomandimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Njëri ndër rekomandimet kryesore të Pribes është vendosja e shërbimeve sekrete nën kontrollin civil, ndërsa segment më i rëndësishëm i këtij kontrolli është ai parlamentar. Komisionet parlamentare për kontrollin e shërbimeve sekrete janë paralizuar për shkak të bojktoti të opozitës. Mirëpo, Pribe i ka sugjeruar qeverisë së re të gjejë zgjidhje të përkohshme derisa opozita nuk kthehet në Kuvend, sugjerim ky që injorohet nga partitë në pushtet.
“Tërheqja e një pakice të anëtarëve të Komisioneve nuk duhet të lejohet të pengojë kryerjen e funksioneve të saj statutore dhe, nëse është e nevojshme, të ndryshohen rregullat parlamentare të procedures” , sugjeron Pribe.
Pribe poashtu ka kërkuar kontrolli efektiv parlamentar ndaj shërbimeve sekrete nga anëtarët e komisioneve parlamenatre. Mjafton një anëtarë të kërkojë kontrollë në shërbimet sekrete dhe komisioni të veprojë menjëhere pa hapur debat dhe pa votim.
“Nevoja për çërtifikatë sigurie nuk guxon të shfrytëzohet si arsye për të vonuar punën e komisioneve, dhe procesi i dhëniës së tyre duhet të jetë i shpejtë dhe pa vonesa”, udhëzon eksperti gjerman.
Përveç kësaj, Pribe kërkon forcimin e kapaciteteve të anëtarëve të komisioneve parlamentare me ekspertë të fushës kumpjuterike.
“Anëtarëve të Komitetit duhet të lejohen të ndihmohen nga ekspertët teknikë”, shkruan ai.
Lidhja Socialdemokrate në pushtet, thotë se ka gatishmëri për zbatimin e plotë të rekomandimeve të bëra grupi i ekspertëve të drejtuar nga Rejnhard Pribe.
“Ka mundësi për harmonizimin e rregullativës ligjore për të tejkaluar të gjitha pengesat të cilat krijohen nga ana e opozita aktuale”, thotë Aleksandar Kiracovski nga LSDM, duke mos sqaruar pse deri tani kjko nuk është bërë.
Në dy komisionet parlamentare, Komisioni për ndjekje të komunikimeve dhe Komisioni për kontroll të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, momentalisht janë bllokuara. Të dy komisionet drejtohen nga deputetë të VMRO-DPMNE, të parin e drejton Trajko Veljanovski, ndërsa në të dytin Emil Dimitriev. E çuditshme është pse opozita maqedone dhe partitë shqiptare nuk tregojnë interes për kontrollin e shërbimeve sekrete.
Gazetare: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com