Një shkupjane, 36 vjeçare është kallëzuar penalisht për veprën e mashtrimit, në periudhën qershor-gusht, të vitit të kaluar, kur edhe përfitoi 150 mijë denarë, të cilat nuk i ka harxhuar, por i ka kthyer, pasi që e kanë zbuluar.
Ajo ka mashtruar katër persona të cilëve u ka premtuar punësim në Ministrinë e Shëndetësisë, si përkthyes, referent, infermiere, laborantë, duke u thënë se ka lidhje të mira me njerëz që kanë pozita të larta në shëndetësi.
Shkupjana i ka realizuar takimet në afërsi të Qendrës klinike. Personave u ka premtuar rroga të mëdhaja, duke u kërkuar edhe para më shumë për punësimin e tyre.