Ulet dukshmëria prej 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës afër Makedonski Brodit, Saramzalinës dhe Demir Kapisë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Në ndërprerje të plotë ende është trafiku në aksin rrugor Koçan – Makedonska Kamenicë, pasi në fundjavë për shkak të rrëshqitjes së sheut është bllokuar i tërë aksi. Punohet në largimin e mbetjeve nga rrëshqitja e dheut, ndërsa shfrytëzohet si alternativë rruga Koçan – Dragobrashtë – BiglaMakedonska Kamenicë. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, ngecje dhe përkufizim kryesisht rrugë të lagështa. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e dheut, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Aksion policor në territorin e Shkupit, arrestohen disa persona!
- LSDM: Rritja me 40% e faturave të rrymës është goditje e rëndë për qytetarët
- BDI: Ofendimi i Sarana Ademit, jo i rastësishëm
- Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme
- Cila është mosha ideale për dërgimin e fëmijëve në kopsht?
- Aktori i humorit, Gaz Paja paraqitet në SPAK
- Arrestohet mitrovicasi pasi e sulmoi fizikisht zyrtarin policor
- MPB zbardh rastin e kërcënimeve me bomba në shkolla, e-mailet janë dërguar nga dy të mitur