Të punësuarit në kompaninë e cila është në pronë të shtetit “Eurokompozit” e bllokuan rrugën magjistrale Prilep-Manastir. Pas grevës njëjavore, ata sot i radikalizuan protestat duke e bllokuar për një orë këtë rrugë.
Ata mbeten me kërkesat e njëjta – pagimi i pagës bruto dhe marrja e kontributeve që nuk i kanë marrë qysh nga muaji qershor i vitit 2012. Thonë se do të vazhdojnë me protestat dhe se e shqyrtojnë mundësinë ta shprehin pakënaqësinë e tyre para Qeverisë në Shkup. Të punësuarit konsiderojnë se këtë kompani punon në mënyrë të paligjshme dhe se për vetëm gjashtë muaj, udhëheqësia e re ka bërë mashtrime të shumta, për çka është ngritur padi penale./TV21/