Komunikacioni në rrugën rajonale Prilep-Gradsko në vendin e quajtur “Zaposhki most” në dalje nga Prilepi është normalizuar, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Ndërkohë, për shkak të largimit të rrëshqitjeve të tokës në afërsi të fshatit Istibanja, komunikacioni në aksin rrugor Koçan-Makedonska Kamenicë është në ndërprerje në të dy drejtimet.
Nga LAMM potencojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër rrugë tëblagështa, ndërsa borë me intensitet të dobët bie në Bukovë. Dukshmëri e zvogëluar prej (50 deri në 100 metra) për shkak të mjegullës ka në vendkalimin malor Strazhë dhe (30 deri në 50 metra) nga Mavrova deri në Bunec. LAMM rekomandon kujdes gjatë drejtimit të automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Aksion policor në territorin e Shkupit, arrestohen disa persona!
- LSDM: Rritja me 40% e faturave të rrymës është goditje e rëndë për qytetarët
- BDI: Ofendimi i Sarana Ademit, jo i rastësishëm
- Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme
- Cila është mosha ideale për dërgimin e fëmijëve në kopsht?
- Aktori i humorit, Gaz Paja paraqitet në SPAK
- Arrestohet mitrovicasi pasi e sulmoi fizikisht zyrtarin policor
- MPB zbardh rastin e kërcënimeve me bomba në shkolla, e-mailet janë dërguar nga dy të mitur