Republika e Maqedonisë e arriti fundin. Republika e Maqedonisë për momentin është vendi i vetëm ku ka të paraburgosur politik dhe është krah për krah me vendet ku qeverisë regjimi, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.
“Qeveria dhe sistemi gjyqësor në koordinim mes vete montojnë raste politike dhe po mbahen në paraburgim më shumë se 3 muaj patriot të pafajshëm të cilët fuqishëm flasin kundër politikave aktuale. Masa e paraburgimit është keqpërdorur. Aktor të pafajshëm, regjisor, deputet, qytetarë mbahen në paraburgim në kushte katastrofale nëpër burgje”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti gjithashtu shprehen se Gjykata në vend që të garanton drejtësi dhe të garanton mbrojte të Kushtetutës dhe ligjeve, Gjykata punon kundër tyre në koordinim me Qeverinë dhe LSDM-në.