Kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe këtë javë nuk do të mbajë seancë plenare, ndërsa nuk janë caktuar as seanca të komisioneve. Kjo do të jetë java e dytë që Parlamenti nuk do të mbajë seanca, ndërsa ka edhe çështje dhe ligje, të cilat priten të vendosen për rend dite në ndonjë seancë të ardhshme. Një grup më i madh i deputetëve, mes të cilëve edhe kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, si dhe të punësuar në shërbimin e Kuvendit të martën udhëtojnë për në Uilton Park në Britaninë e Madhe. Kuvendi i Maqedonisë dhe Instituti Uilton Park kanë bashkëpunim disavjeçar, ndërsa më shpesh në këto takime diskutohet për çështjet aktuale dhe të rëndësishme të ndërlidhura me punën e Kuvendit. Delegacioni partiak ishte edhe në Strasburg në Parlamentin Evropian, ndërsa gjithashtu disa deputetë kanë qenë edhe në Mëngjesin e lutjes në Uashington. Edhe pse pothuajse nuk kishte aktivitete, javën e kaluar në Parlament janë takuar grupet punuese të përbëra nga deputetë nga pushteti dhe opozitare dhe kanë biseduar për ligjet reformuese. Takimet konfirmohen, por nuk ka informacione nëse diçka është harmonizuar apo jo.
Në tashmë seancat e filluara janë çështjet për Ligjin për gjuhë, për të cilin janë parashtruar më shumë se 35.000 amendamente nga ana e VMRO-DPMNE-së, ligjet për shpenzimet rrugore, çështja për nënkryetarët e Parlamentit, por edhe kërkesa për vendosje në rend dite të vendimit për plotësim të përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Për amendamentet rreth Ligjit për gjuhë, pushteti shpreson se do të arrihet ndonjë marrëveshje politike me VMRO-DPMNE-në opozitare. Megjithatë, politikanët nuk zbulojnë se si do të arrihet kjo marrëveshje.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Në Malin Sharr shpëtohet një alpinist i lënduar çek
- Falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja kundrejt pagesave, arrestohen 3 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër
- Janë tërhequr tetë ambasadorët e emëruar nga Stevo Pendarovski
- Kërkon lirimin nga burgu, shqyrtohet sot rekursi i Ilir Metës në Gjykatën e Lartë
- Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PD: Kemi firmat për emrin e Ndregjonit, hajdeni ta votojmë. Peleshi: Keni edhe emra të tjerë
- Vdes aktori kosovar Lulzim Rexha
- BIRN: Me sulmet kundër SPAK, Rama po ‘mbjell farën e mosbesimit’ te sistemi i drejtësisë
- Baba Mondi befason për të keq: Rakia, ashtu si qumështi i nënës, ka përfitime‼️