Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) në bashkëpunim me Komitetin për shndërrim të Breton Vuds (The Reinventing Bretton Woods Committee – RBWC) organizon konferencë ndërkombëtare “Normalja e re? Ekspansioni ekonomik global, dinamika e inflacionit, stabiliteti financiar dhe rëndësia për menaxhim me mjetet financiare në suaza ndërkombëtare”.
Konferenca do të mbahet të premten në Shkup, ndërsa sot për për këtë dedikim guvernatori i BPRMsë Dimitar Bogov do të ketë takim me mediat. Në fokus të pjesëmarrësve do të jenë trendet dhe sfidat më të reja lidhur me politikën monetare, stabilitetin financiar dhe menaxhim me mjetet financiare në tërësi. Në konferencë, e cila do të ketë katër sesione, do të jetë më shumë pjesëmarrës. Mes panelistëve do të jenë Benoa kere, anëtare e Këshillit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropane (BQE), Tao Xhang zëvendësdrejtor kryesor i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Luiz Avazu da Silva, zëvendësdrehtor kryesor i Bankës për Marrëveshje Ndërkombëtare.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Janë tërhequr tetë ambasadorët e emëruar nga Stevo Pendarovski
- Kërkon lirimin nga burgu, shqyrtohet sot rekursi i Ilir Metës në Gjykatën e Lartë
- Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PD: Kemi firmat për emrin e Ndregjonit, hajdeni ta votojmë. Peleshi: Keni edhe emra të tjerë
- Vdes aktori kosovar Lulzim Rexha
- BIRN: Me sulmet kundër SPAK, Rama po ‘mbjell farën e mosbesimit’ te sistemi i drejtësisë
- Baba Mondi befason për të keq: Rakia, ashtu si qumështi i nënës, ka përfitime‼️
- Këta janë 10 kandidatët më të votuar të LDK-së në diasporë
- MPB Maqedoni: Konfiskohet sasi e madhe e ushqimit të padeklaruar, dy persona në kërkim