Gjashtë skiatorë të cilët dje kanë humbur në Kodrën e Diellit, janë gjetur dhe shpëtuar mbrëmë rreth orës 21, kumtoi MPB.
Zhdukjen e tyre dje në Sektorin e policisë Kodra e Diellit e kanë denoncuar 30-vjeçari F.R. nga fshati Lisec i Tetovës dhe M.Z. shtetas nga Kosova. Gjashtë skiatorët, dy nga të cilët kosovarë dhe katër shtetas të Maqedonisë, rreth orës 14 e 30 minuta me teleferik janë ngjitur në “Ceripashinë” dhe pastaj janë lëshuar përmes shtegut Jelak. Por, për shkak të mjegullës së dendur kanë humbur në një pjesë të panjohur të pyllit, dy kilometra në veri të vendit “Stanet e Shipkovicës” mbi fshatin Veshallë. Menjëherë është organizuar kërkim dhe rreth orës 21 janë gjetur të gjallë dhe shëndoshë në vendin “Studorek” në afërsi të “Staneve të Shipkovicës”, ndërsa me automjet për pastrimin e borës janë dërguar në Sektorin e policisë Kodra e Diellit, informoi MPB.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Janë tërhequr tetë ambasadorët e emëruar nga Stevo Pendarovski
- Kërkon lirimin nga burgu, shqyrtohet sot rekursi i Ilir Metës në Gjykatën e Lartë
- Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PD: Kemi firmat për emrin e Ndregjonit, hajdeni ta votojmë. Peleshi: Keni edhe emra të tjerë
- Vdes aktori kosovar Lulzim Rexha
- BIRN: Me sulmet kundër SPAK, Rama po ‘mbjell farën e mosbesimit’ te sistemi i drejtësisë
- Baba Mondi befason për të keq: Rakia, ashtu si qumështi i nënës, ka përfitime‼️
- Këta janë 10 kandidatët më të votuar të LDK-së në diasporë
- MPB Maqedoni: Konfiskohet sasi e madhe e ushqimit të padeklaruar, dy persona në kërkim