Deputetja e LSDM-së, Maria Lazarova dhe kryetari i Komunës së Vallandovës, Pero Konstadinov janë lënduar gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë vonë në aksin rrugor Demir Kapi – Udovo.
Policia ka njoftuar se deputetja Lazarova ka pësuar lëndime në kokë dhe në trup dhe është transferuar në Qendrën Emergjente në Shkup.
Aksidenti ka ndohur kur makina Opel Corsa që drejtohej nga Valandova ishte përplasur në tubën e dheut që kishte rënë në rrugë dhe më pas ishte përmbysur. /TetovaSot/