Ministri i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi prej sot deri më 13 shkurt do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maltës.
Gjatë vizitës, ministri Ademi do të realizojë takim me përfaqësuesit e diasporës së Maqedonisë në Maltë, me ç’rast do të marrë pjesë në ngjarjen për hapjen e Qendrës kulturore informative të Maqedonisë në Valeta.
Krahas takimeve me diasporën, ministri Ademi do të realizojë takime dypalëshe edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Karmelo Abela, ministrin e Drejtësisë, të Kulturës dhe Pushtetit Lokal, Oven Boniçi dhe me ministrin e Arsmit dhe të Punësimit, Evarist Bartolo, transmeton Medial.mk.
Në takime, mes tjerash do të bëhet fjalë edhe për aktivitetet e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe shkëmbim i opinioneve për bashkëpunimin rajonal dhe çështje tjera me interes të përbashkët./Gazeta Express/