A DO TË RIKTHEJ LËNDË NË RISHQYRIM PSP?! PËRGJIGJET PROKURORJA LENÇE RISTOSKA
Prokurorja speciale Lençe Ristoska, përmes telefonit për TV21 tha se nuk përjashtohet mundësia e hapjes së procedurës para hetimore, për rastin ‘Alfa’ por sipas saj, kjo varet nga rrethana të ndryshme.
Familjarët e të dënuarit Rexhail Qerimi thonë se kanë dërguar një kërkesë te PPS për rihapjen e rastit, meqë ngjarja, ka ndodhur në periudhën e bisedave të përgjuara.
Rikthimi i rastit ‘ALFA’ ndodhi pas gazetarja Liridona Vejseli në profilin e saj në facebook publikoi video regjistrimit e vrasjes në fakultetin Matematiko Natyrorë në Shkup, ku u vra polici Alfa A.A. dhe për këtë vepër në mungesë të provave dhe duke u bazuar vendimi, në dëshmitë kundërthënëse të dëshmitarëve të fshehur u dënuan me burgim të përjetshë ish ushtari i UÇK-se Rexhail Qerimi dhe Agim Islami.