Përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ata të 17 komunave, por edhe të Drejtorisë për Burime energjetike, të ftuar nga BNJVL, diskutruan sot për të gjetur zgjidhje që sa shumë komuna që është e mundur të inkuadrohen në gazifikim. Gjithashtu janë diskutuar edhe mënyrat e sigurimit të mjeteve në mënyrë që komunat të kyçen në gazifikimin kombëtar por edhe ndihma që duhet t’ia japin shtetit në zgjidhjen e problemeve pronësoro-jurudike. Ministri i transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, deklaroi se qëllimi i tyre është realizimi i premtimit në programin qeveritar për gazifikim, projekt i cili ka edhe prioritet ekonomik por edhe ekologjik.
Goran Sugarevski, Ministër i transportit dhe Lidhjeve
“Qëllimi ynë si Qeveri është që çdo komunë dhe çdo amvisëri në Maqedoni të gazifikohet me qëllim që atë që e premtuam në programin Qeveritar të plotësohet nga ana jonë dhe në fund edhe qytetarët të shohin benefitin e tyre”.
Ndërsa drejtrori i Drejtorisë për Burimet energjetike Bllagojçe Kotevski dhe Dushica Perushiq nga BNJVL, thanë se nuk duhet të lejojnë që me gasifikimin e vendit të ndodhin gabimet e deritanishme.
Bllagojçe Kotevski, Drejtoria për Burimet energjetike
“Si qeveri dhe si DBE duam të tregojmë se nuk do të lejojmë që më tej të na ndodhin situata si Komuna e Krivapallankës e cila është Komunë ku kalon gazpërçuesi kombëtar por 20 vite nuk është gazifikuar. Pjesë e takimit dhe konstatimeve që duhet ti sjellim sot është që të mos përsëritet situata e Shtipit, Komunës deri ku ka arritur gazpërçuese kombëtar, ku është formuar ndërparrje publike për tu marrë me gazifikim, por pushteti i ri lokal i udhëherqur nga kryetari i Komunës Boçvarski duhet patjetër të fillojë prej fillimi”.
Dushica Perudhiq, BNJVL
“Të gjejmë mënyrë që problemet të cilat përsëriten nga Komuna në Komunë të mos ndodhin, të konstatojmë standart me të cilin do të punojnë të gjitha komunat dhe gazifikimi në maqedoni të zhvillohet në mënyrë sa më të lehtë dhe të sghpejtë, për shkak se kjo nuk është vetëm në interes të Shtetit dhe Komunave por të gjitha subvjekteve juridike dhe të gjithë qytetarëve në Maqedoni”.
Qeveria në Buxhetin për vitin 2018 ka ndarë 40 milionë euro për ndërtimin e sistemit të gazpërçuesit në Maqdedoni.
Mefail Ismaili /SHENJA/