Pas paralajmërimeve për reshje të reja të shiut dhe borës, Qendra për Menaxhim me Kriza rekomandon që njësitë e vetëqeverisjes lokale t’i obligojnë ndërmarrjet publike t’i kontollojnë të gjitha vendet kritike ku është e mundur derdhja dhe përmbytja e lumenjve.
“Rekomandohet edhe kontrollimi i gjendjes me rrjetin e kanaleve kulluese dhe të objekteve të tjera të ujit në territorin e komunave. Është e nevojshme komunat t’i njoftojnë edhe bujqit që t’i mbrojnë hapësirat bujqësore në të cilat kanë mbjellur kultura”, thonë nga QMK, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga QMK gjithashtu i përkujtojnë qytetarët nëse kanë nevojë, ta përdorin numrin e telefonit falas për thirrje urgjente 195./