Proceset gkyqësore kundër eksponentëve kryesor të ish regjimit të VMRO-DPMNE kursesi të marrin rrjedhën normale. Mbrojtja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, të akuzuar për shembjen joligjore të një objekti afarist, po përdorë të gjitha format e mundshme proceduriale për të shtyrë zhvillimin normal të procesit gjuqësorë. Kështu ndodhi edhe sot dhe vazhdimi i seancës është shtyrë për javën e ardhshme. Kërkesën për shtyrjen e gjykimit është bërë për shkak të mosdorëzimit të proçesverbalin dhe të dëshmive nga Prokuroria speciale, njofton Almakos.
Edhe pse gjyqëtari Ognen Janevski pa dëshirë pranoi të shtyhet seanca kjo shkaktoi nevozizëm te Gruevski dhe Janakievski. Ata e akuzuan gjyqëtarit se merr vendime selektive, kur bëhet fjalë për politikanët tjerë duke aluduar në kryeministrin Zoran Zaev.
‘’Siç mund ta vëreni neve na caktojnë në disa ditë seancat kurse Zoran Zaevi-it në dy muaj, javën tjetër nga e hënë deri në fund të javës kam për çdo ditë senca, kurse Zaevit i caktojnë në çdo dy muaj edhe kur nuk ka mënyrë se si ta shtyejnë vetë prokurori gjenë arsye se si ta anuloj seancën, deklaroi Gruevski.
Mbrojtja e Gruevskit kërkuoi nga prokurori Burim Rustemi dhe Gjykata që dëshmitë t’i dorëzohen palës mbrojtëse, në të kundërtën rastin do ta dëgojnë në Gjykatën e Strasburgut. Gjyqëtari Ognen Janakievski pranoi këtë kërkesë me kusht që dëshmitë të jepen si kopje për të shmangur keqpërdorimin e tyre.
Në këtë rast janë akuzuar ish kryeministri Nikola Gruevski, ish ministri Mile Janakievski, ish kryetari i Komunës së Gazibabës Toni Trajkovski për shembjen e kompleksit qendrës tregtare Kosmos në pronësi të Fijat Canovskit i cili në seancën e kaluar ka kërkuar ekspertizë vendore dhe ndërkombëtare dhe dëmshpërblim për shembjen e objektit./Almakos
Përgatiti:Arbnora Memeti
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski