Në ditën e dytë të takimit të 14-të të Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe BE-së – Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim është debatuar për marrëdhëniet ndëretnike, fqinjësisë dhe bashkëpunimit rajonal, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, ligji për përdorimin e gjuhëve dhe për aktivitetet pas Samitit në Trieste, në suaza të Procesit të Berlinit.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dhe deputetët e Parlamentit Evropian me shumicë votash miratuan Rekomandime përfundimtare deri te institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe të Bashkimit Evropian. Nga ana e Maqedonisë në takim morën pjesë deputetët Goran Milevski, Antojnio Milloshoski, Zhaklina Llazarevska, Rexhep Memedi, Betian Kitev dhe Ejup Alimi. Siç theksohet në kumtesë të publikuar në faqen e internetit të Parlamentit të Maqedonisë, në takim është theksuar se elemente të rëndësishme në procesin e zgjerimit të BE-së janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal dhe janë përshëndetur më shumë nisma dhe procese rajonale të cilat i japin dinamikë dhe impuls shtesë procesit të zgjerimit.
Lidhur me marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë, siç qëndron, ishte theksuar se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë të pandashme është i lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit. Implementimi i plotë i Marrëveshjes ishte vlerësuar si gurthemel për ndërtim të mëtejshëm të shoqërisë demokratike me karakter multietnik, si kornizë për sigurimin e ardhmërisë së demokracisë në Maqedoni dhe mundësim të zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të
integruara midis Republikës së Maqedonisë dhe bashkësisë ndërkombëtare.
“Procesi i Berlinit”, si proces politik, theksohet në kumtesë, ishte përshkruar si i plotë i procesit eurointegrues, me qëllim që të sigurohet kornizë e pajtimit të ndërsjellë të vendeve nga Ballkani Perënimor përmes rrugës së bashkëpunimit të ngushtë rajonal, ndërsa në drejtim të arritjes së zhvillimit dhe rritjes ekonomike, treg të hapur ekonomik gjegjësisht arritje të progresit të përshpejtuar të reformave në interes së integrimit më të shpejtë drejt BE-së.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Riker për qëndrimin e Mickoskit në Uashington: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-ja në skenën ndërkombëtare
- Universiteti “Luarasi”, zgjedhja ideale për të rinjtë. Oferta preferenciale dhe mundësi punësimi për të ardhmen në panairin “Work and Study”
- Eskalon sërish G Bani, i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë
- Dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij 24-vjeçare në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Pas krimit, palestinezi u largua nga Shqipëria
- Zbardhen hetimet për vetëvrasjen e 17-vjeçares në Gjirokastër/ Prokuroria hedh poshtë pistën e bullizimit! Letra e gjetur në banesë nuk ishte lamtumire, por…! Ja çfarë ndodhi
- VLEN: Kush e shpëtoi Bujar Osmanin? Është koha të jepet përgjigje!
- Në Shkup u përkujtuan dëshmorët e Lëvizjes “Jyxhel”
- Kaloi murin, rastet e ngjashme me të Gjestit në botë dhe vendimi i Big Brother ndaj tyre