Ndërrojnë tabela në rrugë, por jo edhe pozita, thotë përgjegjësi për Punë të Jashtme në Demokracinë e Re opozitare, Jorgos Kumucakos, duke i komentuar deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ashtu siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, Kumucakos kërkon nga Qeveria greke të tregojë haptas se cilat janë linjat e kuqe në biseda.
“Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Shkup, qartë i përcaktuan linjat e tyre të kuqe. Nuk negociojnë as për ndryshime në Kushtetutën e tyre, as për kombësinë e tyre gjoja maqedonase. Me fjalë të tjera, ndërrojnë tabela nëpër rrugë por jo edhe pozita. Por, çështja është se çka bën Qeveria. Zotri Cipras duhet t’u tregojë qytetarëve, saktë se cilat janë linjat e kuqe të Qeverisë që të mos lejojë integrim të Shkupit në NATO dhe Bashkimin Evropian”, thotë Kumucakos.