Gjatë javës së fundit (nga 29 janari deri më 4 shkurt) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 2.001 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 84 për qind në krahasim me javën para saj kur ishin regjistruar 1.085 persona të sëmurë, theksohet në raportin që në ueb faqen e tij sot e publikoi Instituti për shëndet publik. Në lidhje me sezonin e fundit kur u regjistruan 563 të sëmurë, ekziston rritje të numrit të të sëmurëve në javën e pestë për 3,6 herë. Incidenca e regjistruar edhe këtë javë është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të grupit, gjegjësisht mbi pragun që shënon hyrje në sezonin e gripit.
Në javën e pestë numri më i madh i sëmurëve – 1.239 janë paraqitur në grupin më të madh të moshës prej 15-64 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë prej 173,7 në 100.000 banorë regjistrohet te fëmijët e moshës 5-14 vjeç.
Këtë javë numri më i madh i personave të sëmurë – 333 janë paraqitur nga rajoni i Njësisë rajonale Gostivar, ndërsa incidenca më e lartë 353,1 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e Njësisë rajonale Dibër.
Nga gjithsej 31 njësi raportuese në vend, vetëm në rajonin e NJR Dibër regjistrohet aktivitet shumë i lartë, në rajonin e NJR Gostivar – aktivitet i lartë, në rajonin e pesë qendrave për shëndet publik/njësitet rajonale-aktivitet të mesëm, në rajonin e nëntë qendrave për shëndet publik/njësite rajonale-aktivitet të ulët, në nëntë njësite rajonale regjistrohet aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa gjashtë njësitet tjera rajonale këtë javë nuk kanë paraqitur të sëmurë nga gripi/ sëmundje të
ngjashme me gripin.
Deri më tani në sezonin 2017/2018,. numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura me të sëmurë të ngjashëm të gripit arrin 5.479. Numri i regjistruar e rasteve është shumëherë më i vogël në krahasim me periudhën e njëjtë nga sezoni i kaluar (33.497). Deri më tani, numri më i madh i personave të sëmurë – 1.220 janë regjistruar në NJR Gostivar, ndërsa numri më i madh është paraqitur edhe në Qendrën për shëndet publik Tetovë (638) dhe Qendrës për shëndet publik Kumanovë (600). Incidenca më e ulët prej 1.444,8 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e NJR Dibër.
Në lidhje me distribuimin e të sëmurëve sipas grupmoshave, në mënyrë kumulative numër më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në grupmoshën nga 15-64 vjeç – 3.546 raste (65 për qind), ndërsa incidencë më të lartë kumulative prej 381,1 në 100.000 janë regjistruar te fëmijët e moshës prej 5-14 vjeç.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Oficeri i FSK-së, Çlirim Gërguri diplomon me sukses në ShBA
- Ndryshimet në Kodin Penal/ Reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Mund të ndikojnë negativisht në lirinë e medias dhe në sistemin e drejtësisë penale
- Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar si organizator i skemave piramidale online në zonën e Divjakës, qindra qytetarë ranë pre e mashtrimit
- Aksident në aksin Fier–Patos/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamion të parkuar, dy të lënduar (PAMJET)
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë për paqen, atëherë është koha t’ia besojmë drejtimin e OKB-së një gruaje
- Qani Nesimi jep dorëheqje nga posti i Myftiut të Tetovës
- KSHZ: Janë konfirmuar 303 lista për kryetar të komunave dhe të Qytetit të Shkupit
- Zbuloni të ardhmen tuaj: Horoskopi i së hënës për çdo shenjë