Ndërmarrja publike “Parkingje dhe gjelbërim” Gostivar ka ndërprerë marrëveshjen me kompaninë “Duna Kompjuters” e cila kishte të bëjë me parkimin zonal. Deri në zbatimin e mënyrës së re, parkimi në Gostivar nuk do të paguhet, informojnë nga NP “Parkingje dhe
gjelbërim”.
Vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit dhe arsyet për këtë vendim ishin prezantuar në pres konferencën të cilën pushteti lokal e mbajti në kuadër të fushatës “E vërteta për BDI-në”.
“Konsiderojmë se përqindja e përcaktuar për partnerin privat ka qenë shumë e lartë, ndërsa gjithashtu ka pasur dhe shkelje të tjera. Gjegjësisht, sipas marrëveshjes të ardhurat janë paraparë të ndahen 38% për kompaninë partner dhe 62% për ndërmarrjen publike. Përqindja është paraparë të jetë në neto, ndërsa gjatë gjithë kohës pagesa është bërë në bruto. Nga kjo mënyrë e ndarjes së parave, domethënë, se ndërmarrja publike është dëmtuar për rreth 300.000 denarë apo pesë mijë euro në muaj, deklaroi Abdul Rasim, zëdhënës i NP “Parkingje dhe gjelbërim”.
Muzafer Zulbeari, drejtor i NP “Parkingje dhe gjelbërim” tha se nuk do të ketë pushime nga puna dhe të 26-të të punësuarit do të mbeten në punë.
“Kemi paraparë që për një kohë të shkurtër, për pesëmbëdhjetë ditë, ta zgjidhim mënyrën e pagesës, ndërsa të punësuarit të mbeten në punë. Brenda ditës do të kemi mbledhje dhe do të sjellim vendim për mënyrën e pagesës, qoftë me kupona, llogari fiskale dhe se deri kur parkimi do të jetë falas”, tha Zulbeari.
Data 28.02.2025
Aktuale
- Në Shkup me rastin e 77 vjetorit të ekzekutimit përkujtohen anëtarët e lëvizjes “Jyxhel”
- Brukseli përsërit thirrjen: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese
- Ahmeti për VLEN-in: Kanë dëmtuar gjithandej, na duhet shumë kohë për riparim
- Momenti i arratisjes nga BBVA, Gjesti e thotë sërish: Jam shumë keq, por nuk dua të dorëzohem
- “U lidhën me politikën dhe Edi Ramën!” – Lubonja: Ngritën reformën në drejtësi për të goditur Berishën, në vend që t’i investonin fondet te shoqëria civile!
- BFI i reagon Kushtetueses: Nxënësve të Medresesë të mos u cenohet e drejta për shkollim
- Një hap afër ekosistemit europian të inovacionit – Nga financimet, te mobiliteti. EIT, mbështetje për inovacionin në Shqipëri
- Skandali, Belinda Balluku i dha koncesionin e rëndësishëm firmës së babait të administratorit të OSHEE! E firmosi zv.ministri, e ‘vulosi” vetë si zv.kryeministre! Mish-mashi me Bordet e energjisë