Shkolla për prindërim të cilat do të paraqesin një lloj të këshillimoreve, do të hapen në tre ente publike shëndetësore – në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, në Spitalin Klinik në Manastir dhe në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar.
Mjetet për hapjen e shkollave do të sigurohen në kuadër të projektit në partneritet të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Birrarisë për edukim të prindërve të ardhshëm, përmes të cilit do të ndahet nga një denar nga çdo shishe e shitur e ujit Rosa në paketim prej 1,5 litrash.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp tha se në rrjedhë është pajisja e hapësirave ku do të vendosen shkollat, ndërsa prindërit e rinj do të marrin këshilla profesionale dhe ndihmë profesionale për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shtatzëninë dhe prindërimin. Theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka edhe Program të posaçëm për avancim të shëndetit të nënave dhe fëmijëve. Për këtë vit, shtoi ministri Filipçe, janë paraparë 17 milionë denarë për realizimin e aktiviteteve të shumta, mes të cilave edhe mbajtja e punëtorive edukative në mjediset rome dhe rurale për shëndet të fëmijëve, shtatzëni të shëndetshme dhe amësi, distribuohet material edukativ për prindërit e rinj, punëtori edukative për gra shtatzëna dhe lehona, si dhe partnerëve të tyre në temën shtatzëni e shëndetshme.
Drejtori komercial i Birrarisë Shkup, Roderik Rozenbaum theksoi se shkollat dedikohen për të gjithë prindërit e rinj dhe anëtarët e familjeve të tyre dhe do të jenë pa pagesë.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar si organizator i skemave piramidale online në zonën e Divjakës, qindra qytetarë ranë pre e mashtrimit
- Aksident në aksin Fier–Patos/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamion të parkuar, dy të lënduar (PAMJET)
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë për paqen, atëherë është koha t’ia besojmë drejtimin e OKB-së një gruaje
- Qani Nesimi jep dorëheqje nga posti i Myftiut të Tetovës
- KSHZ: Janë konfirmuar 303 lista për kryetar të komunave dhe të Qytetit të Shkupit
- Zbuloni të ardhmen tuaj: Horoskopi i së hënës për çdo shenjë
- Zbardhet ngjarja në Vlorë, policia: 37-vjeçari qëlloi veten me pistoletë, më pas armën e hodhi në makinë
- Nesër do të ketë regjim të posaçëm trafiku në Shkup