Emri mund të zgjidhet vetëm kur nuk do ketë irredentizëm, sepse irredentizmi është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me legjislacionin evropian, deklaroi presidenti grek Prokopis Pavlopulos duke e përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për Maqedoninë, se janë të nevojshme ndryshime kushtetuese, siç thotë, largimin e qëndrimeve irredentiste, e më pas zgjidhjen e problemit dhe integrimin euro-atlantik.
“Që të ekzistojë zgjidhje për çështjen e emrit, për këtë vend, i cili për fat të keq në Kushtetutën e saj ka parashtruar pyetje lidhur me emrin dhe çështje të tjera irredentiste, duhet t’i miratojë të gjitha ndryshimet në rendin ligjor posaçërisht në Kushtetutë, që të mund të gjendet zgjidhje për emrin, pa irredentizëm dhe të ecë drejt procesit për integrim në NATO dhe në BE. I presim këto ndryshime, të cilat, e theksoj këtë, janë parakusht që të ekzistojë çfarëdo lloj perspektive për integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, tha Pavlopullos në fillimin e takimit me presidentin e Gjeorgjisë, Giorgi Margvellashvili.
Presidenti grek, në dialogun e zhvilluar në takimin me kolegun e tij gjeorgjian, foli për të ashtuquajturat çështje kombëtare dhe i dërgoi porosi Maqedonisë, Turqisë dhe Shqipërisë.