Komuna e Gazi Babës, gjegjësisht këshilli i kësaj komune , ua merr të drejtën e votës qytetarëve të lagjes Hasanbeg, konkretisht rrugës “Anton Popov 11″ dhe një pjese tjetër të rrugës ” Alija Avdoviç” prej stacionit të autobusëve 45 deri tek ura në hyrje të fshatit Hasanbeg transmeton Faktiditor.ch .
Ku e ka gjenezën ky problem me prapavijë dhe i qëllimshëm?!
Në vitin 2015 Këshilli i Komunës ku shumicë ishte partia maqedonase VMRO-DPMNE , bëri ose ndryshoj kufinjtë e Bashkësisë Lokale ” Alija Avdoviç” dhe Bashkësisë Urbane ” Jane Sandanski” , ndërsa me vendim të këshillit të atëhershëm , rruga Anton Popov 11 u fshi nga ” harta gjeografike” nga territori i kësaj Bashkësie Urbane qëllimisht që t’u merret e drejta e votës këtyre qytetarëve shqiptarë vetëm e vetëm që kur të mbahen zgjedhjet në bashkësitë urbane , të ketë sa më pak votues që të mos mund të marrin pushtetin në këtë bashkësi.
Rasti i njëjtë është edhe me një zonë tjetër gjegjësisht me rrugën Alija Avdoviç.Atë pjesë të rrugës e futën në territorin e Bashkësisë Loale “Alija Avdoviç”,në ndërkohë që ajo rrugë gjithmonë ka qenë në territorin e lagjes ” jane Sandanski”-Hasanbeg që është pjesë urbane.
Me këtë hap negativ ,Komuna Gazi Babë ka bërë shkelje drastike ndaj të drejtave të qytetarëve të kësaj zone.
Në momentin e votimit në Këshillin e Komunës, për të eliminuar këto dy rrugë, kanë marrë pjesë edhe dy këshilltarë shqiptarë , që kanë votuar ” pro” këtij vendimi .E gjithë kjo e pa drejtë është bërë nga VMRO-ja që kishte pushtetin atë kohë në këtë Komunë.
Qytetarët e këtyre dy rrugëve kanë kërkuar dhe do kërkojnë përsëri që këto dy rrugë ti kthehen Bashkësisë Urbane ” Jane Sandanski”lagjja Hasanbeg, për arsyen se nuk dotë kenë të drejt vote , ndërsa Këshilli i Komunës ku udhëhiqet nga VMRO-ja , nuk kanë vullnet që të përmirësojnë këtë gabim të qëllimshëm dhe me prapavijë .
Qytetarët apelojnë që urgjentisht të zgjidhet ky problem, në të kundërtën do të organizojnë protesta ndaj këtij vendimi të pa bazë./Faktiditor.ch/.