Në Gjykatën Penale nesër duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentimin për vrasje të deputetit Zijadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila e zhvillon procesin, në seancën e kaluar tha se debati kryesor do të vazhdojë më 8 shkurt në procedurë dëshmuese dhe deklarata të dëshmitarëve dhe ekspertëve. Në këtë rast akuzohet Kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrevski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.
Në seancën paraprake që u mbajt më 26 janar të gjithë dhjetë të akuzuarit për tentimin për vrasje të deputetit Zijadin Sela u prononcuan të pafajshëm.
Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë dhe se këtë do ta dëshmojnë në procedurën e mëtejme.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela nuk erdhi në gjykim, ndërsa avokati i tij paralajmëroi se do të kërkojë dëmshpërblim për dëmin material dhe jomaterial.
Përfaqësuesi i Prokurorisë Publike në fjalimin hyrës tha se në këtë lëndë gjykohet vetëm një aspekt nga ngjarjet në Kuvend më 27 prill që ka mundur të rezultojë me vrasjen e deputetit Zijadin Sela. Përmbajtja e tërësishme kriminale e ngjarjeve në Kuvend, sipas prokurorisë, nuk përfundon me veprim që është lëndë e kësaj akuze. Sipas prokurorisë, rrethana e vetme që e ka shpëtuar Selën nuk ka qenë hamendja e të akuzuarve, por ajo që ai më nuk ka dhënë shenja jete. Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, u lëndua rëndë gjatë hyrjes dhe dhunës në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
Për ngjarjet në Kuvendin e RM-së tashmë janë shqiptuar aktvendime gjyqësore për dy lëndë. Në të parin, nëntë persona pjesëmarrës në dhunën fituan dënime me burg, ndërsa në rastin e dytë Pançe Angelov, sulmuesi i Radimilla Shekerinskës u dënua me burg prej katër vjetësh. Në vijim është procedura hetuese edhe për lëndën që e hapi Prokuroria Publike për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” për të cilin dyshohen 36 persona.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Kthesë në hetime/ Ylli Shkalla nuk është autori i plagosjes dhe grabitjes së 25-vjeçares ukrainase në Greqi, gjurmët e gishtërinjve e përjashtojnë
- Policia e Maqedonisë me uniforma, këpucë e çizme të reja, MPB u bën thirrje kompanive të marrin pjesë në tender
- (VIDEO) Osmani: Unë nuk kam plan rezervë, Mexhiti ka
- (VIDEO) 7 vjeçarja vdes në spital, familja fajëson mjekët, drejtori thotë se ata vepruan sipas protokolleve
- Mirakovski: Situata me cilësinë e ajrit është normalizuar në Trubarevë të Shkupit, vlerat janë normale për mjedis urban
- 10 rregulla të rëndësishme për të mbrojtur hapësirën tënde
- EMRAT/ GJKKO shqyrton çështjen ndaj 6 të pandehurve për trafik dhe vrasje, mbrojtja kërkon pafajësi: Nuk ka prova
- Në listën e zezë amerikane, por jo edhe para drejtësisë maqedonase