Konkurs për regjistrim të dëgjuesve të aftësimit profesional dhe përsosjes së gradës së aviacionit, kumtoi sot Akademia ushtarake “Gjenerali Mihajllo Apostollski”. Nga Akademia u bëjnë thirrje qytetarëve të rinj të Republikës së Maqedonisë të cilët kanë përfunduar arsim të lartë, nuk janë më shumë se 28 vjeç dhe dëshirojnë të jenë pilotë të ardhshëm ushtarakë në Armatën e Republikës së Maqedonisë, t’i parashtrojnë aplikimet e tyre me dokumentet e nevojshme prej sot, më së voni deri më 9 mars. Gjatë pranimit, merret parasysh suksesi i kandidatëve nga arsimi i lartë i përfunduar dhe kontrollimet
për gatishmërinë fizike.
Selektimi i mëtutjeshëm, siç sqarojnë nga Akademia, përbëhet nga kontrollimi i njohjes së gjuhës angleze, kontrollet shëndetësore dhe selektimi në tokë dhe në ajër që bëhet në Qendrën për Trajnim të Pilotëve, që paraqet një ndër qendrat më të përsosura për trajnim të pilotëve në Evropën Juglindore.
Konkursi mund të gjendet në gazetat ditore në Republikën e Maqedonisë, si dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, www.morm.gov.mk dhe Akademisë Ushtarake, www.ma.edu.mk. Ky konkurs hap mundësi unike për secilin qytetar të ri të Maqedonisë që t’i testojë mundësitë e veta, kapacitetet dhe njohuritë dhe të jetë pilot ushtarak në Armatën e Republikës së Maqedonisë.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Kthesë në hetime/ Ylli Shkalla nuk është autori i plagosjes dhe grabitjes së 25-vjeçares ukrainase në Greqi, gjurmët e gishtërinjve e përjashtojnë
- Policia e Maqedonisë me uniforma, këpucë e çizme të reja, MPB u bën thirrje kompanive të marrin pjesë në tender
- (VIDEO) Osmani: Unë nuk kam plan rezervë, Mexhiti ka
- (VIDEO) 7 vjeçarja vdes në spital, familja fajëson mjekët, drejtori thotë se ata vepruan sipas protokolleve
- Mirakovski: Situata me cilësinë e ajrit është normalizuar në Trubarevë të Shkupit, vlerat janë normale për mjedis urban
- 10 rregulla të rëndësishme për të mbrojtur hapësirën tënde
- EMRAT/ GJKKO shqyrton çështjen ndaj 6 të pandehurve për trafik dhe vrasje, mbrojtja kërkon pafajësi: Nuk ka prova
- Në listën e zezë amerikane, por jo edhe para drejtësisë maqedonase